Inspektorati Policor i Kosovës të mërkurën ka rekomanduar suspendimin e gjashtë policëve në Gjakovë dhe dy të tjerëve në Gjilan.
Në Gjakovë, gjashtë policët po dyshohen për veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRasti ka ndodhur më 19 shkurt, ku sipas njoftimit të IPK-së, fillimisht një qytetar në Gjakovë ishte njoftuar për një gjobë për parkim të veturës në vendin ku është e ndaluar. Qytetari kishte shkuar në stacionin policor për të marrë tiketën për kundërvajtje por pas kontaktit dhe një bisede me zyrtarët policorë ishte arrestuar si i dyshuar për kanosje.
“Hetuesit e IPK-së pas pranimit të informacioneve dhe ankesës për këtë rast kanë filluar të ndërmarrin veprime hetimore përfshirë analizimin e shkresave të rastit, raporteve të zyrtarëve policorë, analizimin e një audio-incizimi etj”, thuhet në njoftim.
Pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, siç thotë njoftimi, është vërejtur se raportet e policëve mbi bazën e të cilave është iniciuar rasti i kanosjes nuk përkojnë me atë që dëgjohet në incizim dhe dyshohet se edhe nuk janë të vërteta.
“Hetuesit e IPK-së janë konsultuar me Prokurorinë Themelore në Gjakovë dhe veprimet tjera hetimore do të ndërmerren ndaj gjashtë zyrtarëve policorë në procedurë të rregullt në drejtim të veprës penale ‘Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’”, vijon njoftimi.
Në Gjilan, dy policë po dyshohen për “lajmërim apo kallëzim të rremë”. Hetimet po zhvillohen në procedurë të rregullt.