Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Sulmohet një grua në Prishtinë nga tre persona

Policia e Kosoves

Një grua në Prishtinë ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga tre burra.

Policia ka thënë se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Fahri Fazliu” të shtunën në ora 17:45.

“Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, dy prej tyre janë arrestuar e dërguar në mbajtje, ndërsa njëri është liruar”, është njoftuar nga Policia.