Zyrtarët policorë janë sulmuar gjatë detyrës zyrtare në tri raste të ndara në Prishtinë, Prizren dhe Pejë, ka njoftuar Policia në raportin 24-orësh të mërkurën.
Në Prishtinë, një i dyshuar e ka goditur me veturë policinë pasi fillimisht nuk e respektoi urdhrin për ndalim. Policia, sipas njoftimit, ka pësuar lëndime trupore ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti është cilësuar si "sulm ndaj personit zyrtar".
Ndërsa në Prizren, dy të dyshuar sulmuan policët teksa po i shqiptonin kundërvajtje në trafik. Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Rasti është cilësuar si "sulm ndaj personit zyrtar".
E në Pejë, një person lajmëroi Policinë se është sulmuar fizikisht nga një i dyshuar pas një mosmarrëveshje dhe ka pësuar lëndime trupore. I dyshuari u identifikua nga Policia dhe gjatë arrestimit u përpoq të ikte, por pa sukses. Është dërguar në mbajtje. Rasti është cilësuar si "sulm ndaj personit zyrtar".
-
I dehur sulmon policin brenda stacionit policor, dërgohet në mbajtje i dyshuari
-
Arrestohet në Ferizaj i dyshuari që goditi veturën e policisë dhe lëndoi dy zyrtarë
-
Djali sulmon nënën, vëllain dhe zyrtarët policorë në Pejë
-
Sulmoi policinë nën ndikim të alkoolit, arrestohet i dyshuari në Pejë
-
Dy policë sulmohen në Prishtinë, i dyshuar lirohet në procedurë të rregullt