Një rast i dhunës është raportuar në Pejë, ka njoftuar Policia e Kosovës. Një i dyshuar ka sulmuar nënën dhe vëllain e tij duke iu shkaktuar lëndime fizike.
I dyshuari i cili ishte nën ndikimin e alkoolit, ka sulmuar edhe zyrtarët policorë teksa po tentonin ta arrestonin.
“Dy viktimat nënë e djalë kanë raportuar se djali respektivisht vëllai i tyre u ka shkaktuar dhunë fizike. I dyshuari i cili ka qenë nën ndikim të alkoolit duke mos u bindur urdhrave të policëve gjatë arrestimit, i ka sulmuar fizikisht dy zyrtarët policorë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet një person në Pejë për sulm fizik ndaj babait të tij
-
E sulmoi një grua në gjendje të dehur, arrestohet burri në Pejë
-
Sulmoi policinë nën ndikim të alkoolit, arrestohet i dyshuari në Pejë
-
Pesë raste të dhunës në familje të raportuara në 24 orë
-
Dy nëna raportojnë për dhunë fizike nga djemtë e tyre