Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të mërkurën janë arrestuar katër shtetas të Turqisë në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.
Ata dyshohen se prezantuan leje qëndrime të falsifikuara. Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Aeroporti i Prishtinës 05.02.2025-15:48. Në katër raste të ndara me datën, lokacionin dhe kohën e lartcekur janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj shtetas të Turqisë pasi që në kontroll të dokumenteve kanë prezantuar leje qëndrimi që dyshohet të jenë të falsifikuara. Lidhur me rastet dokumentet e dyshuara janë konfiskuar ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
-
Arrestohet shtetasi turk në Aeroportin e Prishtinës për përdorim të dokumentit të falsifikuar
-
Arrestohet një shtetas i Turqisë pasi tentoi të udhëtonte nga aeroporti me pasaportë false
-
Arrestohet një serb në aeroportin “Adem Jashari”, dyshohet se i kishte dokumentet e falsifikuara
-
Shtetasi i Turqisë zihet me dy pasaporta të dyshimta në Aeroportin e Prishtinës
-
Shtetasja iraniane arrestohet në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës