Policia e Kosovës po kryen hetime në lidhje “me një sulm seksual” që ndodhi të dielën në Prishtinë.
Sipas njoftimit policor të së martës, një grua raportoi se derisa po ecte rrugës, një person i dyshuar e sulmoi seksualisht.
Policia nuk dha detaje shtesë, ndërsa u iniciua si “sulm seksual”.
“Ankuesja ka raportuar se gjersa ishte duke ecur në rrugë, një i dyshuar i panjohur, ndaj saj e kishte kryer veprën e lartcekur. Rasti është nën hetime nga njësitet policore”, thuhet në njoftimin policor.
Artikuj të ngjashëm
-
Një burrë raporton në Prishtinë se është sulmuar seksualisht nga një burrë tjetër
-
Arrestohet një i dyshuar në Prishtinë për sulm seksual
-
Dyshohet për sulm seksual dhe dëmtim të pasurisë së një gruaje në Prishtinë
-
Një person po dyshohet për sulm seksual në Prishtinë
-
Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet për sulm seksual