Një burrë u arrestuar në Prishtinë të premten për përdorim të armës dhe keqtrajtim të kafshës.
Në raportin e Policisë thuhet se i dyshuari shtiu me armë drejt qenit të komshiut.
Ai është liruar në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka shtënë me pushkë gjuetie në drejtim të qenit i cili ishte futur në oborrin e tij, ndërsa qeni ishte pronë e ankuesit-fqinj i të dyshuarit. Njësitet policore në vendin e ngjarjes tek i dyshuari kanë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie e cila dyshohet se është përdorur, 5-fishekë dhe 1-gëzhojë. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.
-
Shoqërohet në stacion policor një person në Ferizaj, dyshohet se qëlloi me pushkë qenin
-
Arrestohet një person në Prishtinë për kanosje dhe rrezikim të trafikut publik
-
Arrestohet për dhunë në familje, i gjenden në shtëpi armë e 57 fishekë
-
Arrestohet një person, e bëri për spital një tjetër
-
Arrestohet një person që dyshohet se sulmoi me sëpatë dikë