Një shtetas i Kroacisë ka sulmuar një person në qytetin e Suharekës. Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti ka ndodhur të dielën në ora 19:10, derisa viktima është mashkull kosovar.
I dyshuari është intervistuar nga organet gjegjëse dhe me urdhër të prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.
“Është raportuar se i dyshuari mashkull kroat ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. I dyshuari është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e plotë policor.
Artikuj të ngjashëm
-
Një shtetas i Shqipërisë arrestohet për sulm seksual në Suharekë
-
Mërgimtarja nga Zvicra sulmohet nga kunata në Suharekë
-
Sulmohet seksualisht një grua në Suharekë
-
Dy burra lëndohen rëndë nga therja me thikë në Suharekë, arrestohet i dyshuari
-
Sulm fizik në oborrin e gjykatës në Suharekë, arrestohet i dyshuari