Një person është arrestuar nën dyshimin për sulm fizik në oborrin e Gjykatës në Suharekë.
Zëdhënësi i Policisë, Shaqir Bytyqi, ka thënë për KOHËN se i dyshuari dhe viktima ishin palë në një seancë gjyqësore.
Sulmi ka ndodhur me një mjet të fortë gjatë orëve të paradites.
Viktima ka pësuar lëndime në krah, për çka ka marrë ndihmë mjekësore.
“Sot, më datë 18.06.2025, në orët e paradites, ndërsa ishit duke pritur në oborrin e Gjykatës në Suharekë, një person ka sulmuar një person tjetër me një mjet të fortë. Të dy personat ishin palë në një seancë gjyqësore. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe është duke hetuar rastin. Viktimës i është dhënë ndihma mjekësore, nga goditja ka pësuar lëndime të lehta trupor në krah. I dyshuari është në Stacionin policor duke u intervistuar”, ka thënë Bytyqi.
Gjykata Themelore në Prizren ka njoftuar se palët janë të përfshira në një rast të lëndimit të lehtë trupor më 28 dhjetor të vitit të kaluar.
-
Incident në Gjykatën Themelore në Suharekë, një person goditet me mjet të fortë
-
Arrestohet një person në Pejë për sulm fizik ndaj babait të tij
-
Arrestohen tre persona në Suharekë, dyshohen për rrëmbim dhe sulm ndaj dy personave
-
Sulmoi gjyqtarin gjatë ndeshjes së futbollit, arrestohet
-
Katër policë lëndohen gjatë arrestimit të 45-vjeçarit që i sulmoi me thikë në Samadraxhë të Suharekës