Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një person për lëndim të rëndë trupor në Komoran

arrestim - pranga

Foto: Ilustrim

Foto: Driton Paçarada

Një person është arrestuar nën dyshimin për përfshirje në një rast të lëndimit të rëndë trupor në fshatin Komoran të Gllogocit.

Rasti dyshohet se ka ndodhur më 14 tetor, ndërsa i dyshuari është arrestuar këtë të shtunë.

Sipas informatave të Policisë, i dyshuari, së bashku me dy persona të tjerë, po ashtu shtetas kosovarë, dyshohet se e kanë sulmuar fizikisht viktimën, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti po trajtohet nga organet kompetente nën dyshimin për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.