Një person është arrestuar nën dyshimin për përfshirje në një rast të lëndimit të rëndë trupor në fshatin Komoran të Gllogocit.
Rasti dyshohet se ka ndodhur më 14 tetor, ndërsa i dyshuari është arrestuar këtë të shtunë.
Sipas informatave të Policisë, i dyshuari, së bashku me dy persona të tjerë, po ashtu shtetas kosovarë, dyshohet se e kanë sulmuar fizikisht viktimën, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti po trajtohet nga organet kompetente nën dyshimin për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.