Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një shtetas i Shqipërisë arrestohet për sulm seksual në Suharekë

Policia e Kosovës - arrestim

Foto: Ilustrim

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në Suharekë nën dyshimin se ka kryer veprën penale sulm seksual.

Dyshohet se rasti ka ndodhur më 2 dhjetor, ndërkohë që i dyshuari thuhet se është dërguar në mbajtje.

“Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.