Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet i dyshuari për sulm seksual në Gjakovë

Duart e lidhura me pranga, - arrestim

Një person është arrestuar të dielën në Gjakovë, nën dyshimin se e ka sulmuar seksualisht një grua.

Viktima e ka raportuar rastin në Polici, duke thënë se ka ndodhur më 27 tetor rreth orës 13:00.

Policia ka njoftuar në raportin 24-orësh se me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimin është dërguar në mbajtje.

Rasti është në procedurë hetimore.