Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet në Gjakovë një i dyshuar për sulm seksual

Policia - arrestim

Një person është arrestuar në Gjakovë nën dyshimin se ka sulmuar seksualisht në mbrëmjen e të enjtes një grua.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Gjakovë 27.04.2023 – 20:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se kishte sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.