Një person në Gjakovë është arrestuar si i dyshuar për dhunim.
Rasti raportohet të ketë ndodhur në vitin 2020.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se dyshohet se kishte dhunuar viktimën femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.