Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Sulmohet seksualisht një grua në Suharekë

Një grua në Suharekë raportoi në Polici se është sulmuar seksualisht nga një person, bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë të martën.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa njësitë e hetuesisë janë duke punuar në identifikimin e personit të dyshuar. Nuk janë dhënë detaje shtesë rreth rastit.

“Viktima femër, kosovare, ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa njësitë e hetuesisë janë duke punuar në identifikimin e personit të dyshuar”, thuhet në njoftimin e plotë.