Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gruaja raporton në Polici se një burrë tentoi ta dhunonte

Një grua në Suharekë ka raportuar në Policinë e Kosovës se një person ka tentuar ta dhunojë.

Viktima është dërguar në trajtim mjekësor dhe i dyshuari është arrestuar.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur. Viktima është dërguar për tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.