Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Shtetases së Serbisë i ndalohet spreji gjatë kontrollit në Bërnjak

Policia e Kosovës

Foto ilustrim

Një sprej është gjetur dhe sekuestruar nga Policia e Kosovës gjatë kontrollit të një veture në pikën kufitare në Bërnjak.

Ndonëse, Policia nuk ka specifikuar se çfarë spreji është, rasti është iniciuar si vepër penale “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas raportit të Policisë, rasti është raportuar të hënën rreth orës 12:30. 

Gjatë kontrollit, spreji është gjetur në veturën e të dyshuarës, shtetase e Serbisë.

E dyshuara është intervistuar, ndërsa me vendim të prokurorit rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.

"MBAJTJE NË PRONËSI,KONTROLL OSE POSEDIM TË PAAUTORIZUAR TË ARMËVE. SPK Bërnjak 10.08.2026-12:30.Raportohet se gjatë kontrollës në veturën e  të dyshuarës femër shtetase e Serbisë është gjetur  dhe sekuestruar një sprej. Pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt", thuhet në raport.