Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në pikën kufitar në Bërnjak në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, kanë identifikuar një person që kishte në posedim mjete monetare të padeklaruara.
Policia ka bërë të ditur se është ndaluar për kontroll në vijën e dytë një veturë e dyshuar me targa serbe, të cilën po e drejtonte një shtetas i Serbisë.
Gjatë kontrollit në automjet dhe te personat, në çantën e pasagjerit u gjetën 25 mijë e 515 euro dhe dinarë në vlerë rreth 4813 euro.
“Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet procedurale për trajtim të mëtejmë të rastit nga dogana sipas legjislacionit në fuqi”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Artikuj të ngjashëm
-
Dogana zbulon mbi 10 mijë euro të padeklaruara në pikën kufitare në Vërmicë
-
Dogana zbulon 23 mijë euro të padeklaruara Merdar
-
Ndalohet një serb në Jarinjë, iu zunë mbi 10 mijë euro të padeklaruara
-
Ndalohet shtetasi serb në Jarinjë, i sekuestrohen afro 20 mijë euro të padeklaruara
-
Dogana zbulon afro 30 mijë euro të padeklaruara në Han të Elezit