Një shtetas i Serbisë është shoqëruar në stacionin policor pasi gjatë kontrollit të kamionit të tij në pikëkalimin kufitar Bërnjak i është gjetur një sprej lotsjellës.
Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 14:20.
Gjatë kontrollit të automjetit, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar sprejin lotsjellës, ndërsa rasti është iniciuar si "Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës".
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet për rastin do të vazhdojnë.
Artikuj të ngjashëm
-
Shtetases së Serbisë i ndalohet spreji gjatë kontrollit në Bërnjak
-
Shtetasit serb i gjenden dy sprej në Bernjak
-
Arrestohet një shtetas i Serbisë në Bërnjak, dyshohet se i ofroi ryshfet policisë kufitare
-
I kapen materiale me mbishkrime nxitëse duke hyrë në Kosovë, shtetasi serb kthehet për Serbi
-
Shtetasi i Serbisë arrestohet në Bërnjak për falsifikim parash