Një shtetas i Serbisë është shoqëruar në stacionin policor në pikëkalimin kufitar në Bernjak, pasi gjatë një kontrolli policor i janë gjetur dhe sekuestruar dy sprej OC.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 11:20 dhe është iniciuar si “armëmbajtje pa leje”.
Pas shoqërimit në polici, i dyshuari është intervistuar nga organet kompetente.
Me vendim të prokurorit ai është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet lidhur me rastin vazhdojnë.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet një shtetas i Serbisë në Bërnjak, dyshohet se i ofroi ryshfet policisë kufitare
-
Shtetasi i Serbisë arrestohet në Bërnjak për falsifikim parash
-
Arrestohet një shtetas i Serbisë ndaj të cilit u lëshuan dy urdhëresa nga gjykata
-
Një shtetasit kosovar i konfiskohen dokumente dhe vulë me mbishkrim serb në Bërnjak
-
I konfiskohet një vulë e strukturave paralele, lirohet në procedurë të rregullt shtetasi serb