Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar në pikën kufitare në Bërnjak një shtetas serb nën dyshimin se ka tentuar t’u japë ryshfet zyrtarëve policorë kufitarë.
Policia ka njoftuar se është intervistuar i dyshuari dhe dy dëshmitarë.
I dyshuari është dërguar në ndalim për 48 orë.
“Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime të menjëhershme policore, ku me udhëzim të prokurorit kompetent i dyshuari i lartcekur dhe dy dëshmitarë janë intervistuar. Nga i dyshuari është sekuestruar përkohësisht bankënota që dyshohet se i dyshuari ka tentuar t’i jap si mito zyrtarëve policor, dhe me vendim të prokurorit i njëjti dërgohet në ndalim policor për 48 orë”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
-
Arrestohet shtetasi serb që tentoi të korruptojë policin në Jarinjë
-
Arrestohet një shtetas i Serbisë në Bërnjak, dyshohet se i ofroi ryshfet policisë kufitare
-
Arrestohet shtetasi i Serbisë në kufi, tentoi me ryshfet ta fuste gruan në Kosovë
-
Arrestohet një zyrtar që dyshohet se mori ryshfet nga pronarë biznesesh
-
Arrestohet për ryshfet një shtetas i Shqipërisë në Bërnjak