Një tragjedi ka ndodhur në New York të shtunën, ku një çift shqiptar ka humbur jetën.
“Dosja.al” njofton se Florind Belliu 35-vjeçar dyshohet kishte hedhur nga ballkoni i apartamentit bashkëshorten e tij shtatzënë Ornelën 28-vjeçare, ndërsa më pas ka kryer vetëvrasje.
Gjithë ngjarja është parë nga dy fëmijët e çiftit, që janë të mitur.
Për tragjedinë ka shkruar edhe gazeta amerikane “Daily News”. Gazeta ka thënë se hetuesit nuk besojnë se ishte një pakt për të kryer vetëvrasje, por një zënkë që përfundoi me vdekjen e dy personave.
Një grua e moshuar, që besohet se është nëna e 35-vjeçarit, shpërtheu në lot pasi iu tha asnjëri s’ka mbijetuar, kanë treguar dëshmitarët. Fqinjët janë munduar ta ngushëllojnë.
Edhe
Shqiptarja në Itali u hodh nga ballkoni për të ikur nga burri që po e rrihte
“Ajo nuk është mirë. Ka humbur të birin”, ka thënë dëshmitarja që është identifikuar si Juju.
Ndërkohë mirëmbajtësja e ndërtesës Sajdi Perkaj po ashtu ka tentuar ta ngushëllojë nënën e 35-vjeçarit.
“Sot ishte ditëlindja e tij, më tha nëna e tij. Familja e saj është në Shqipëri. E dimë se janë shqiptarë si ne. I kam parë çdo ditë së bashku. Nuk kemi vërejtur se nuk po shkon ndonjë gjë. Kanë jetuar këtu për tre muaj”, ka thënë Perkaj.
Dy djemtë e çiftit nuk kanë pësuar lëndime.
“Janë shumë fëmijë të mirë, dy djemtë të vegjël. Po luanin me qenin tim dy ditë më parë. Edhe prindërit e tyre ishin shumë të mirë. Gruaja ishte shumë e sjellshme. Burri ishte disi më i tërhequr, por njeri i mirë familjar”, ka thënë fqinji Giovanni Resto.
Çifti dyshohet se është fjalosur para tragjedisë.
“Dikush i ka dëgjuar të bërtisnin”, ka thënë Steve Iurilli 63-vjeçar. “E pash një çantë nga shkallët e zjarrfikësve, ndoshta ajo ka tentuar të ikte”.
Edhe
Shqipëri: Një grua hidhet nga ballkoni i banesës bashkë me fëmijën e saj 1-vjeçar
Ndërkohë mirëmbajtësi Harold Johnson, ka treguar se kishte parë mbrëmë se diçka nuk ishte në rregull me burrin.
“E pash mbrëmë dhe e pyeta nëse është në rregull. Ai dukej shumë i zemëruar”, ka thënë Jonson.