Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një shtetase shqiptare është hedhur nga ballkoni i banesës në katin e dytë, për t’i shpëtuar dhunës së burrit të saj.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave ngjarja ka ndodhur në Bologna, në rrugën Zanardi, në mesnatën e të enjtes dhe të premtes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMenjëherë pas ngjarjes, ajo është transportuar për në spital në Maggiore.
Gjithçka ka ndodhur në praninë e fëmijëve të tyre, ku burri fillimisht nisi ta rrihte gruan dhe më pas ajo për t’i shpëtuar dhunës, ka vrapuar drejt dritares, duke u hedhur.
Ishin fqinjët e çiftit, të cilët pasi dëgjuan britmat lajmëruan autoritetet. Ambulanca dhe pesë makina të policisë kanë mbërritur në vendngjarje.
Prokurori i çështjes vendosi që burri, i cili ishte autor i dhunës të vendosej nën arrest me akuzën për “vrasje të mbetur në tentativë”.
Prokurori i çështjes urdhëroi në përfundim të hetimeve, që burri të burgosej në Dozza, pasi u arrestua për vrasje të mbetur në tentativë./Euronews.al