Policia ka arrestuar një të dyshuar për një rrahje që ka ndodhur në një lokal në rrugën “Madeleine Albright” nё Pejё.
Mbrëmjen e së enjten është raportuar rrahja në lokal, ku dy të dyshuar e kanë sulmuar një person e më pas kanë ikur nga aty.
Viktima ёshtё dёrguar pёr trajtim mjekёsor nё QKMF e mё pas në spitalin rajonal nё Pejё.
Pas identifikimit të të dyshuarve, Policia i ka shkuar njërit në banesë por nuk e ka hapur derën. Qytetarët e kanë informuar Policinë se i dyshuari ka rënë nga ballkoni i banesës në një ballkon në banesën tjetër një kat më poshtë.
“Policia ka kuptuar se ai ishte personi i dyshuar i cili kёrkohej nga Policia, me ç’rast ёshtё njoftuar emergjenca dhe zjarrfikësit, ku tё dyshuarit i ёshtё dhёnё ndihma nga ekipi mjekësor dhe i njëjti ёshtë dёrguar me autoambulancё në Spitalin Rajonal nё Pejё, e mё pas në QKUK-Prishtinё, pёr shkak tё natyrёs sё lëndimeve”, thuhet në njoftimin e PK-së.
I dyshuari i dytë është ende në kërkim.
-
Dy persona u sulmuan mbrëmë në Prishtinë, njëri prej tyre dhe i dyshuari mbetën të plagosur
-
Arrestohet një polic për lëndim të rëndë trupor në Prishtinë
-
Tentim vrasje në Fushë-Kosovë, viktima u gjet me lëndime në rrugë
-
Sulmoi policinë nën ndikim të alkoolit, arrestohet i dyshuari në Pejë
-
Një i plagosur në Pejë, i dyshuari shoqërohet në polici