Etleva Bodi, një 31-vjeçare shqiptare ka vdekur në spitalin San Paolo të Savonës në Itali.
Bodi nënë e katër fëmijëve, nuk i mbijetoi plagëve të marra nga bashkëshorti i saj Selami Bodi, i cili tentoi ta mbyste në ambientet e banesës.
41-vjeçari Selami Bodi, u arrestua nga karabinierët e komandës provinciale të Savonës të drejtuar nga komandanti i kompanisë Fabio Truddaiu. Ai tashmë ndodhet në burgun në Marassi, i akuzuar për vrasje.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 27 tetorit në Savona dhe dyshohet se shkak për grindjen mes çiftit është bërë xhelozia.
Ditën e ngjarjes katër fëmijët flinin në dhomat ngjitur me dhomën e gjumit të nënës së tyre kur bashkëshorti tentoi ta mbyste.
Dyshohet se burri e gjeti bashkëshorten duke folur në telefon dhe e sulmoi duke e mbytur dhe lënë pa ndjenja në dyshemenë e dhomës së tyre.
Edhe
50-vjeçari shqiptar në kërkim nga Italia, dyshohet për vrasjen e bashkëshortes
Më pas ai telefonoi ambulancën, ku personeli mjekësor e gjeti në gjendje të rëndë.
Pas 60- minutash në reaminacion, mjekët arritën t’i kthenin frymëmarrjen viktimës, por ajo nuk i mbijetoi dot plagëve të marra duke vdekur këtë të hënë. /euronews
-
Shqiptarja në Itali u hodh nga ballkoni për të ikur nga burri që po e rrihte
-
Krejt çka dihet për vrasjen e gruas shtatzënë në Malishevë - detaje nga Policia, Prokuroria e QKUK-ja
-
Burri vrau një 45-vjeçare në Athinë dhe më pas edhe veten, viktimat dyshohen se janë shqiptarë
-
Nëna vdiq duke shpëtuar vajzën gjatë tërmeteve në Venezuelë