Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Shqipëri: Një grua hidhet nga ballkoni i banesës bashkë me fëmijën e saj 1-vjeçar

Policia

Një grua nga Shqipëria është hedhur nga ballkoni i katit të pestë bashkë me fëmijën e saj 1-vjeçar.

Policia e ka konfirmuar rasti për mediat e Shqipërisë.

“Sot më datë 26.11.2021, rreth orës 12:30, në lagjen “Pavarësia 2″, shtetasja P. M., 34 vjeçe, dyshohet se është hedhur së bashku me fëmijën e saj të mitur K. N., 1 vjeç, nga sheshpushimi i katit të një pallati dhe për pasojë kanë ndërruar jetë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.

Sipas TCH-së, fëmija ka vdekur pasi është dërguar në spitalin e Vlorës.