Pas hetimeve që zgjatën dy vite, gjatë ditës së djeshme u bë i mundur arrestimi i 90 personave, të cilët rezultojnë të jenë pjesë e mafias famëkeqe “Ndragheta”.
Por prokurori Kombëtar i mafias italiane, Federico Cafiero de Raho ka dhënë detaje të reja, të cilat implikojnë edhe shtetas shqiptarë në grupin e trafikut të drogës.
Duke iu përgjigjur interesit të medias italiane, prokurori shprehet se ky grup ka përdorur porte të rëndësishme për të kaluar sasi të madhe kokainës nga Amerika Jugore drejt Evropës, raporton “BalkanWeb”.
Disa nga pikat strategjike që përdorte grupi mafioz “Ndragheta” siç shprehet De Raho ishin; Porti Antëerp në Belgjikë, Rotterdami, Genoa, Livorno, Napoli dhe Salerno”. Substanca narkotike, që vjen nga portet e Evropës Veriore, u dërgua në Milano, por edhe në Emilia-Romagna dhe në Kalabri.
Gjithashtu raportohet se marrëdhënia e shqiptarëve me një grup kriminal nga Turqia ka qenë shumë intensiv në trafikun e drogës, të cilët kanë bashkëpunuar edhe me pjesëtarët e grupit famëkeq “Ndragheta”.
-
Prokurori italian: Mafia shqiptare është e lidhur me Ndranghetan
-
Kokaina nga Shqipëria në duart e mafisë kalabreze Ndrangheta
-
Shkatërrohet grupi kriminal në Itali, ndihmohej nga disa shqiptarë për të trafikuar drogë
-
Arrestohen 130 anëtarë të mafisë siciliane
-
Një murgeshë në mesin e 25 të arrestuarve për lidhje me mafian italiane, Ndrangheta