Afërsisht 130 anëtarë të një grupi kriminal janë arrestuar të martën në një operacion të madh policor kundër mafisë siciliane në Palermo, raporton agjencia e lajmeve Reuters.
“Cosa Nostra”, organizata kriminale me bazë në Palermo, ka terrorizuar Italinë gjatë viteve të 80-ta dhe të 90-ta, por që nga atëherë është kaluar nga organizata e madhe kriminale, mafia kalabreze “Ndrangheta”.
Të arrestuarit janë akuzuar për krime të ndryshme, duke përfshirë trafikimin e drogës, vrasjet në tentativë, shantazhin, lojëra të paligjshme në internet dhe posedim të paligjshëm të armëve ka njoftuar policia italiane.
Hetimet kanë zbuluar se familjet mafioze të Palermos i kanë koordinuar aktivitetet e tyre nëpër qytet dhe provinca, si vazhdimësi e praktikave të kaluara gjatë kohës së artë të “Cosa Nostras”.
-
Një murgeshë në mesin e 25 të arrestuarve për lidhje me mafian italiane, Ndrangheta
-
Europol: Bisedat e koduara ekspozuan perandorinë kriminale 80 milionë euroshe në Kosovë
-
Aksion i Policisë në 50 lokacione, 34 të arrestuar
-
Europoli shkatërron rrjetin kriminal që pastronte paratë e kokainës për mafitë italiane
-
Tre të arrestuar për pjesëmarrje në grup kriminal