"Mafia kalabreze, Ndrangheta, kontrollon një ekonomi të gjerë përmes trafikut të kokainës që mbërrin me tonelata nga Amerika Jugore dhe hyn në Itali përmes porteve të Livornos, Gioa Taura, Napoli e Salerno, por dhe përmes porteve të Adriatikut në Shqipëri".
Kështu ka konfirmuar edhe një herë të hënën në Venecia kryeprokurori i Antimafisë italiane, Federico Calfiero de Raho, për lidhjet mes trafikantëve shqiptarë të drogës e mafisë kalabreze Ndrangheta.
Gjatë një konference me të gjitha strukturat e prokurorive italiane, De Raho ka theksuar fuqinë ekonomike të mafisë italiane e shtirë pothuajse në të gjithë Evropën dhe që përmes shoqërive offshore dhe investimeve në biznesin e lojërave të fatit, riciklon paratë e pista duke influencuar tregjet ekonomike kudo qofshin.
"Mafitë nuk janë më ashtu siç imagjinoheshin njëherë e një kohë. Janë sipërmarrje në të gjitha drejtimet me pasuri të pakufishme që ndikojnë në ekonominë reale", ka deklaruar të hënën kryeprokurori i Antimafisë e antiterrorizmit italian, Federico Calfiero de Raho, gjatë konferencës vjetore "Masat parandaluese ndaj kapitalit; legjislacioni e praktikat e veprimit" mbajtur në qytetin e Venecias./ Bashkim Shala
Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore
-
Prokurori italian: Mafia shqiptare është e lidhur me Ndranghetan
-
Prokurori i Antimafias italiane: Mafia shqiptare rol operativ në trafikun e kokainës në botë
-
Shqiptarët pjesë e mafias famëkeqe “Ndragheta”
-
Organizata kriminale shqiptare dhe aleanca me mafien italiane
-
“Krimi shqiptar në gjithë Italinë”