Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e së premten në rrugën “Zekirija Cana” në kryeqytet.
Policia ka thënë se bëhet fjalë për një granatë dore, nga shpërthimi i së cilës janë dëmtuar gjashtë vetura.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para bëhet e ditur se si pasojë e shpërthimit nga fragmentet e mjetit shpërthyes gjashtë vetura janë dëmtuar përderisa nuk raportohet për pasoja në njerëz”, ka thënë Policia për KOHËN.
Policia ka bllokuar rrugën për lëvizje dhe njësia për menaxhimin e mjeteve shpërthyese e ka pastruar terrenin.
“Rezultatet e para sugjerojnë që mjeti shpërthyes të ketë qenë granatë dore, ndërkohë që policia po vijon me ndërmarrjen e veprimeve të tjera për ndriçimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka shtuar Policia.
LEXO EDHE:
-
Dëmtohen një lokal e dy vetura në Zubin-Potok nga shpërthimi i një granate dore
-
Dërgohen në mbajtje dy të dyshuar për hedhje të granatës në Prishtinë muajin e kaluar
-
Shpërthimi në “Lagjen e profesorëve”, ekspertët alarmojnë për cenim të sigurisë publike
-
Shpërthen një granatë në Prishtinë, ka dëme
-
Pronarja e shtëpisë gjen dy granata dore gjatë pastrimit të bodrumit në Prishtinë