Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të kontrabandimit më mallra që ka ndodhur të enjten në Leposaviq.
Në raportin e Policisë thuhet se është raportuar se një kamion me targa të shtetit serb, ka devijuar rrugën dhe ka hyrë në një përrua.
Në kamion thuhet se kishte të ngarkuara rreth 4 tonë mish të bardhë, kurse personi i dyshimtë theksohet se është larguar në drejtim të pa njohur.
“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti cilësohet si më lartë (kontrabandim me mallra v.j.). Njësitet policore relevante në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, janë duke u marrë me rastin”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
LEXO EDHE:
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet një serb në veri, tentoi t’i ikë Policisë me kamionin plot mish të kontrabanduar
-
Kapen 3600 kilogramë kafe që dyshohet të jenë kontrabanduar nga Serbia
-
Arrestohet një person për kontrabandë, hyri jashtëligjshëm nga Serbia
-
Ndalohet automjeti që po kontrabandonte 40 keca
-
Aksion kundër kontrabandës në rajonin e Leposaviqit, gjendet një sasi mallrash