Policia e Kosovës të premten ka parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra në fshatin Joshanicë të Leposaviqit, afër vijës kufitare me Serbinë, ku u kapën 3600 kilogramë kafe.
Sipas njoftimit, Policia fillimisht ndaloi një furgon të dyshuar me targa të Serbisë ku më pas gjeti mallin e kontrabanduar.
“Në automjet janë gjetur të ngarkuara 62 copë thasë të mbushura me kafe, në sasi rreth 3600 kilogram, kjo sasi e mallit/kafes dyshohet të jenë kontrabanduar nga territori i Serbisë në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.
Për rastin është intervistuar një person, i cili më pas është liruar.
Automjeti dhe malli janë dërguar në terminalin doganor për trajtim të mëtutjeshëm nga njësitë e Policisë dhe Doganës.
-
Në Viti sekuestrohen rreth 300 kg duhan, dyshohet se u kontrabandua nga Maqedonia e Veriut
-
Parandalohet kontrabandimi i rreth 3.000 litrave të vajit motorik të ardhura nga Serbia
-
Sekuestrohen mallra të kontrabanduara në vlerë mbi 16 mijë euro
-
Parandalohet kontrabandimi i rreth 150 kilogramëve duhan nga Serbia
-
Arrestohet një person në Kamenicë, iu zunë mallra kontrabandë në vlerë mbi 5 mijë euro