Dy mjete të dyshuara të pashpërthyera, të llojit granata dore, janë gjetur në bodrumin e një shtëpie në rrugën "Ahmet Krasniqi" në Prishtinë.
Ato janë gjetur nga pronarja e shtëpisë gjatë pastrimit të bodrumit e cila ka njoftuar më pastaj policinë.
“Njësitet relevante policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, derisa njësiti për deminim i EOD-së kanë bërë tërheqjen e mjeteve pa ndonjë incident”, thuhet tutje në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Artikuj të ngjashëm
-
Hiqet në mënyrë të sigurt granata e dorës e gjetur në një bodrum në Mitrovicë të Veriut
-
Hidhet granatë në një lokal në Fushë-Kosovë
-
Dy granata dore gjenden në Mitrovicë dhe Istog
-
Arrestohen dy persona, dyshohen se hodhën granatë dore në oborrin e një shtëpie në Vushtrri
-
Gjenden në një shtëpi të braktisur në Zubin-Potok granata dore