Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dy granata dore gjenden në Mitrovicë dhe Istog

Granatë dore

Foto: Ilustrim

Një mjet i dyshuar shpërthyes është gjetur gjatë paradites të së hënës në fshatin Zhabar i Epërm të Mitrovicës. 

Sipas informacionit të policisë, rreth orës 10:05 një dëshmitar ka raportuar se, derisa ishte duke mbledhur mbeturina metali, ka hasur në një objekt të dyshuar që dyshohet të jetë granatë dore.

Pas marrjes së njoftimit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë siguruar perimetrin përreth dhe kanë ndërmarrë masat e nevojshme për të parandaluar çdo rrezik të mundshëm.

Në vijim, është njoftuar edhe njësiti për deminim, i cili pritet të trajtojë mjetin e dyshuar në përputhje me procedurat standarde të sigurisë.

Rasti është cilësuar si “armëmbajtje pa leje” dhe mbetet nën hetim nga autoritetet kompetente.

Një tjetër granatë dore, si dhe një pistoletë me një fishek janë hasur në rrugë në fshatin Banjë të Istogut. 

Edhe Haset një granatë në një arë në Plemetin Kronikë 9 muaj më parë Haset një granatë në një arë në Plemetin

Policia ka njoftuar se mjeti i dyshuar është tërhequr nga IEDD e PK-së, ndërsa arma është konfiskuar nga njësiti i forenzikës. 

Rasti vazhdon të hetohet.