Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjenden mjete të dyshimta gjatë punimeve në Gjilan, dyshohen të kenë mbetur nga lufta

polic - policia - plagosje - arrest - vrasje

Foto: Driton Paçarada

Gjatë punimeve rrugore në Gjilan të mërkurën janë hasur mjete të pashpërthyera që dyshohen se kanë mbetur nga lufta. 

Sipas Policisë, janë gjetur fishekë, karikatorë, armë, granata e uniformë ushtarake. PK-ja e ka iniciuar rastin si "Gjetje e mjeteve të dyshimta".

Njësitet e KFOR-it dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë dalë në vendngjarje. 

“Është raportuar se gjatë punimeve ne rruge, janë hasur disa mjete të pashpërthyera, përfshirë fishekë, karikatorë, armë të gjata, granata dore dhe uniformë ushtarake, që dyshohet se kanë mbetur nga periudha e luftës. Njësia policore e ka siguruar vendin e ngjarjes derisa aty kanë dalë njësitë për deminim të KFOR-it dhe FSK-së, të cilat kanë bërë tërheqjen e mjeteve të dyshimta pa ndonjë incident”, thuhet në raportin e PK-së.