Një mjet i dyshuar i pashpërthyer është gjetur të martën mbrëma në fshatin Burincë të Gjilanit.
Sipas raportit të Policisë, rasti është raportuar rreth orës 21:02 nga një qytetar, i cili ka njoftuar se kishte hasur në mjetin e dyshuar pranë varrezave të fshatit.
Pas marrjes së njoftimit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë siguruar zonën, derisa pritet ndërhyrja e njësisë së specializuar për deminim.
Policia nuk ka bërë të ditur llojin e mjetit të dyshuar, ndërsa rasti është duke u trajtuar nga autoritetet kompetente.
Artikuj të ngjashëm
-
Gjendet një mjet i pashpërthyer në Gjakovë, intervenon FSK-ja
-
Gjendet një mjet i pashpërthyer në Harilaq të Lipjanit, intervenon KFOR-i dhe FSK-ja
-
Gjendet një mjet i pashpërthyer në një pyll të Suharekës
-
Intervistohet nga Policia i zhdukuri që braktisi veturën në Gjilan
-
Gjendet i vdekur një person në oborrin e shtëpisë së tij në Gjilan