Kronikë

Intervistohet nga Policia i zhdukuri që braktisi veturën në Gjilan

policia

Policia e Kosovës ka intervistuar në Gjilan një person i cili është gjetur disa orë pasi u raportua si i zhdukur dhe dyshimeve se e ka braktisur veturën në një mal në rrethinat e kësaj komune.

“Në orët e pasdites së sotme është lokalizuar nga Policia e Kosovës personi në kërkim, pronari i veturës së braktisur në një mal në rrethinat e komunës së Gjilanit. I njëjti është intervistuar nga hetues policorë në Gjilan, për arsyen pse është braktisur vetura. Rrethanat rreth rastit do të hetohen nga ana e Prokurorit të Shtetit dhe Policisë së Kosovës”, ka thënë për KOHËN zëdhënësi për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

E para këtij njoftimi, Policia në Gjilan kishte njoftuar se në mëngjes se bashkë me ekipe të kërkim-shpëtimit ka zhvilluar aksion për gjetjen e personit të raportuar si të zhdukur. Policia pastaj ka njoftuar se e ka gjetur veturën dhe se e ka njoftuar prokurorin e shtetit.

Nuk është raportuar për të lënduar.