Një person në fshatin Harilaq të Lipjanit ka raportuar në Policinë e Kosovës gjatë së mërkurës se ka vërejtur një mjet shpërthyes në fushë.
Pas raportimit, njësitet e Policisë së Kosovës e kanë siguruar vendin e ngjarjes derisa njësite të KFOR-it dhe FSK-së e kanë bërë shpërthimin e mjetit në mënyrën përkatëse.
“Një mashkull kosovar ka raportuar se në fushë kishte vërejtur një mjet shpërthyes. Njësit relevante policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, derisa njësitet për deminim i KFOR-it dhe FSK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë shpërthimin e mjetit pa incidente”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Artikuj të ngjashëm
-
FSK-ja shpërthen një mjet në Malishevë
-
Gjendet mjet shpërthyes në një shtëpi në Rahovec, ndërhyn FSK-ja
-
FSK-ja shpërthen mjetin që u gjet nga një banor në një fushë në Rahovec
-
KFOR-i tërheq një mjet shpërthyes në Ferizaj, e FSK-ja një tjetër në Gjakovë
-
Gjendet një mjet i dyshuar i pashpërthyer pranë varrezave në Burincë të Gjilanit