Një qytetar ka raportuar në Policinë e Kosovës se ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes në Parkun Nacional në Luboten, teksa ka qenë duke mbledhur fruta në fushë.
Policia më pastaj në koordnimin me njësitin përkatës të FSK-së dhe KFOR-it, kanë bërë tërheqjen e mjetit.
“Dëshmitari ka raportuar se derisa ka qenë duke mbledhur fruta-Boronica, në fushë ka hasur në një mjetë të dyshuar shpërthyes. Njësiti përkatës policor ka siguruar vendin e ngjarjes derisa njësiti për deminim i FSK-së dhe KFOR-it kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë tërheqjen e mjetit pa incidente”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës
Artikuj të ngjashëm
-
Gjendet një mjet i pashpërthyer në Harilaq të Lipjanit, intervenon KFOR-i dhe FSK-ja
-
Gjendet një mjet i dyshuar shpërthyes në lumin Erenik, intervenon FSK-ja
-
Gjendet një mjet i pashpërthyer në Gjakovë, intervenon FSK-ja
-
FSK-ja shpërthen një mjet në Malishevë
-
Gjendet mjet shpërthyes në një shtëpi në Rahovec, ndërhyn FSK-ja