Kronikë

Gjendet një granatë dore në veri

Granatë dore

Një granatë dore është gjetur të enjten në Mitrovicë të Veriut.

Ky mjet shpërthyes është gjetur nga një kompani e kontraktuar nga komuna, për disa punime në rrugë. 

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani, ka thënë për Kohën se njësitë përkatëse të deminimit kanë larguar menjëherë granatën. 

“Derisa kompania e kontraktuar nga Komuna ka qenë duke i zhvilluar disa punime në rrugë, ka hasur në një mjet shpërthyes. Njësitet e Specializuara Policore kanë dalë në vend ngjarje dhe e kanë larguar mjetin shpërthyes që dyshohet të jetë granatë e dorës”, ka thënë ai.

Policia e Kosovës njoftoi më pas nëpërmjet Facebookut se granata dore është prodhim serb, e modelit M-75.

Rasti është iniciuar si “mbajtje në pronësi, posedim, kontroll dhe shfrytëzim i paautorizuar i armëve”.

“Njësitë policore kanë reaguar menjëherë, duke dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë bërë sigurimin e perimetrit dhe kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për siguri publike. Në vendin e ngjarjes kane dal edhe Njësia për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive (EOD), e cila ka bërë tërheqjen e mjetit, që ka rezultuar të jetë granatë dore e modelit M-75, prodhim Serb”, thuhet në njoftimin policor.