Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të martën mbrëma në fshatin Dobrosevinë të Zubin-Potokut janë gjetur në një shtëpi të braktisur gjashtë granata dore M-57, dy këmisha dhe një maicë policore.
Kontrolli u bë rreth orës 23:20 të martën.
“Më datë 10.02.2026, rreth orës 23:20, njësitë policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri, gjatë patrullimit kane pranuar informacion se ne një shtëpi te braktisur ne fshatin Dobroshevina, Zubin-Potok, ka mjete të dyshuara ilegale. Pas kontrollit, Policia ka gjetur dhe sekuestruar: 6 granata dore, 1 maicë dhe 2 këmisha te Policisë së Kosovës. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe njësia për trajtimin e mjeteve shpërthyese (EOD), e cila ka tërhequr mjetet shpërthyese në mënyrë të sigurt. Të gjitha veprimet policore janë ndërmarrë në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve””, ka njoftuar Policia. .
Lidhur me këtë rast, nuk ka persona të arrestuar.
Ditëve të fundit Policia e Kosovës në disa raste ka gjetur dhe sekuestruar armë në veri.