Policia ka kontrolluar shtëpinë e një të dyshuari në Mitrovicën e Veriut dhe e ka arrestuar të dyshuarin pasi ka gjetur armë pa leje.
Atij i janë gjetur granata dore dhe gjësende të tjera.
Pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar, i janë gjetur dhe konfiskuar granata dore të cilat i ka tërhequr njësiti për deminim, disa kartela të kripto-valutave me mjete përcjellëse dhe një çantë me pajisje optike për armë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, njoftoi Policia në raportin 24-orësh.
Artikuj të ngjashëm
-
Dy granata dore gjenden në Mitrovicë dhe Istog
-
Arrestohet një person në Mitrovicë, i sekuestrohen armë, municion dhe drogë
-
Hiqet në mënyrë të sigurt granata e dorës e gjetur në një bodrum në Mitrovicë të Veriut
-
Theri me thikë një person, Policia gjen armë e granata në shtëpinë e serbit në veri të Mitrovicës
-
Gjenden në një shtëpi të braktisur në Zubin-Potok granata dore