Një granatë dore e gjetur në një bodrum të një ndërtese në Mitrovicë të Veriut të premtne është hequr në mënyrë të sigurt, ka konfirmuar Policia e Kosovës.
Policia e kishte marrë informacionin nga qytetarët se mund të kishte një bombë në një ndërtesë në rrugën “Vlade Cetkoviq”.
Në vendngjarje ishin njësitet kompetente të deminimit.
Deri tash nuk ka asnjë të dyshuar, ndërsa për rastin është hapur një hetim.
Artikuj të ngjashëm