Policia ka njoftuar se një granatë dore dyshohet se ka shpërthyer në Zubin-Potok, ku si pasojë janë shkaktuar dëme materiale në një lokal dhe janë dëmtuar dy vetura.
Në njoftim, thuhet se nuk ka pasur të lënduar.
“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM- Rr. Arsenije Cernojevic, Zubin Potok 28.06.2024 – 01:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se të dyshuar të panjohur kanë hedhur një mjet shpërthyes (dyshohet granatë dore) në afërsi të lokalit të tij. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale në lokal, si dhe janë dëmtuar dy vetura të cilat kanë qenë të parkuara aty. Nuk raportohet për të lënduar, rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24-orësh.