Personazhi i njohur në rrjetin social TikTok, Kozak Braçi, 32 vjeç, është shoqëruar nga Policia në Tiranë dhe është ndëshkuar me gjobë gati 1 mijë euro, pas publikimit të një videoje ku shihet duke hedhur mbeturina nga automjeti me të cilin udhëtonte.
Në pamjet që ai vetë ka postuar në rrjetet sociale, Braçi ndodhet në veturë bashkë me një shtetas të huaj, dhe në një moment shihet duke hedhur mbeturina në rrugë, ndërsa shprehet me ironi se “shqiptarët nuk e kanë problem ta bëjnë një gjë të tillë”.
Pas identifikimit të videos, policia ka ndërhyrë duke e shoqëruar Braçin në ambientet e Komisariatit dhe më pas duke e ndëshkuar me masë administrative për ndotje të mjedisit.
Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për vlerësim të mëtejshëm ligjor lidhur me rastin.
VIDEO:
-
Thaçi: Gjoba për ata që hedhin mbeturina në hapësira publike më shumë për vetëdijesim
-
Berat - Kërkohet burgimi i babait e gjyshes, detyruan djalin të postojë video banale
-
Dënohet “TikTokeri” që fyeu Xhakën e Shaqirin
-
Gjobitet shoferi në Prishtinë pas publikimit të vozitjes së tij të rrezikshme në rrjete sociale
-
Hodhi shishe qelqi nga vetura, gjobitet me 300 euro