Një vozitës është dënuar në Gjilan për shkak se ka tejkaluar automjete në vijë të plotë.
Atij i është shqiptuar gjobë 150 euro, dy pikë negative, i është konfiskuar patentë shoferi dhe iu është ndaluar vozitja për tre muaj.
“Drejtoria Rajonale Gjilan, Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor Gjilan me datën 03.09.2022 në kuadër të zbatimit të Planit Operativ ‘Sezoni Veror’ dhe ‘Siguria në trafikun rrugor’ me qëllim të parandalimit të aksidenteve të trafikut e me theks të veçantë atyre me fatalitet në rrugën Gjilan-Prishtinë ka ndalur kundërvajtësin Shqiptar Kosovar Sh.R. (1976), i cili me kamionin e tij gjatë vozitjes ka bërë tejkalim të dy automjeteve në vijë të plotë duke rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka apeluar vozitësit që t’i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor.
-
Tejkaloi tri automjete në vijë të plotë, 23-vjeçari gjobitet e i merret patentë shoferi
-
Tejkaloi në vijë të plotë, vozitësit nga Kamenica i merret patentë shoferi
-
500 euro gjobë, konfiskim njëvjeçar të patentë shoferit dhe pikë negative për tejkaluesin e shpejtësisë
-
Tejkaloi në vijë të plotë, shoferit nga Kamenica i konfiskohet patentë shoferi
-
Gjobitet shoferi që tejkaloi në vijë të plotë