Një person është gjobitur pasi ka tejkaluar në vijë të plotë në Ferizaj.
Policia ka bërë thirrje që për të gjitha kundërvajtjet në komunikacion të njoftohen njësitë.
“Policët nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor të Ferizajt me rroba civile dhe me automjet civil të policisë, kanë marr veprimet e nevojshme policore dhe kanë ndaluar personin i cili me automjetin e tij të udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim në vijë të plotë në rrugën ‘Enver Topalli’ në Ferizaj. Në lidhje me këtë policia, ndaj shoferit me inicialet A.SH (M/K) i moshës 27 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor dhe ai në tërësi e pranoi kundërvajtjen e shkaktuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

-
Vozitësi kapet në tejkalim të vijës së plotë në Ferizaj
-
150 euro gjobë pasi tejkaloi në vijë të plotë
-
Tejkaloi tri automjete në vijë të plotë, 23-vjeçari gjobitet e i merret patentë shoferi
-
Tejkaloi në vijë të plotë, vozitësit nga Kamenica i merret patentë shoferi
-
Shoferit i ndalohet vozitja për tre muaj pasi tejkaloi në vijë të plotë