Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

150 euro gjobë pasi tejkaloi në vijë të plotë

Një person është gjobitur nga Policia e Kosovës, për kundërvajtje në komunikacion.

Kjo ka ardhur pas lajmërimit të rastit nga një qytetar në Ferizaj.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka marr veprimet e duhura policore dhe ka arritur të identifikojë personin, i cili me automjetin e udhëtarëve, shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim në vijë të plotë në rrugën ’Enver Topalli’ në Ferizaj. Kjo informatë, me foto ( sekuencë) është dërguar nga një qytetar përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’”, njoftoi PK.

Pasi 46-vjeçari e pranoi se ka shkaktuar kundërvajtje, është gjobitur.

{gallery}