Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

RrGK kërkon drejtësi për gruan që u ther nga burri në Skënderaj

Rrjeti i Grave të Kosovës ka reaguar lidhur me rastin e goditjes me thikë të një gruaja nga burri i saj, në Skënderaj dje.

RrGK ka shprehur indinjatën për këtë rast, duke thënë se do të kërkojnë drejtësi për këtë grua dhe për çdo tjetër të dhunuar, plagosur e të vrarë.

“Dhuna ndaj grave vazhdon të mbetet një prej formave më pak të ndëshkueshme të dhunës”, thuhet në komunikatën e RrGK-së, duke shtuar se do të monitorojë reagimin e institucioneve ndaj rastit si dhe do të shfrytëzojë të gjitha mundësitë ligjore që dorasi të marrë dënimin më të lartë.

Tutje thuhet se Rrjeti nuk do të ndalet derisa dhuna ndaj grave të mos trajtohet vetëm si lajm apo si diçka e mbyllur dhe private.